Rreth nesh
Një kompani familjare me përvojë shumëvjeçare në përpunimin e metaleve.
Çka është 2DY?
2DY është një kompani me bazë të fortë familjare dhe me përvojë shumëvjeçare në fushën e përpunimit të metaleve. E themeluar zyrtarisht në vitin 2020, 2DY përfaqëson vazhdimësinë e kompanisë 2DY sh.p.k., duke trashëguar përkushtimin, profesionalizmin dhe traditën e ndërtuar ndër vite nga brezi paraprak.
Me kalimin e viteve, 2DY është zhvilluar në një kompani multidisiplinare, duke zgjeruar fushat e saj të veprimtarisë.
- Projektim arkitektonik dhe inxhinierik
- Zhvillim të projekteve të ndërtimit
- Këshillim teknik profesional
- Mbikëqyrje të punimeve ndërtimore
- Renovim të objekteve afariste dhe ekonomive familjare
Synimi ynë është të ofrojmë zgjidhje të qëndrueshme, funksionale dhe bashkëkohore, duke kombinuar përvojën tradicionale në përpunimin e metaleve me qasjen moderne në arkitekturë dhe inxhinieri.
Misioni ynë
Misioni ynë
Misioni i kompanisë 2DY është të ofrojë zgjidhje profesionale, të qëndrueshme dhe të personalizuara në fushën e projektimit, përpunimit të metaleve, mbikëqyrjes dhe renovimeve. Përmes përkushtimit ndaj cilësisë, efikasitetit dhe inovacionit, ne synojmë të ndërtojmë ambiente funksionale dhe estetike që u shërbejnë nevojave të klientëve tanë — si në sektorin privat, ashtu edhe në atë afarist. 2DY angazhohet të jetë një partner i besueshëm që sjell vlerë dhe besim në çdo projekt që ndërmerr, duke u mbështetur në përvojën shumëvjeçare.
Njerëzit
Le ta nisim.
Na dërgo një përshkrim të shkurtër — çfarë kërkon, dimensionet ose foto, lokacionin dhe afatin.
Nis një projekt